E vrasin në vend të punës 26 vjeçarin, pronari i lokalit rrëfen ngjarjen

Një 26 vjeçar u mbyt me thikë në vendin e tij të punës në një lokal në Ferizaj mbrëmjen e së shtunës. I ndjeri Elvedin Ibrahimi kishte pasur edhe më parë zënka me dy sulmuesit. T7 ka siguruar pamje të momentit kur dy sulmuesit mbysin ferizajasin.
I ndjeri kishte pasur mosmarrëveshje me dy sulmuesit që janë arrestuar

Në këtë vend të premten rreth orës 22:30, u plagos dhe pastaj vdiq një 26 vjeçar në vendin e punës.

Elvedin Ibrahimi, i cili punonte si sigurim në këtë lokal në Ferizaj, u plagos për vdekje nga të dyshuarit D.SH, 29 vjecar dhe nga M.M, 22 vjecar.

E gjatë së dielës familja e tij po prisnin njerëz të cilit vinin për ngushëllime.

Ata nuk ishin në gjendje të flasin për motivet e kësaj ngjarjeje.

Mirëpo disa qytetarë prapa kamerave, thanë se dy palët e përfshira, kanë qenë në konflikt prej vitesh. Ata treguan se mbrëmja e së premtes ishte shumë trishtuese.

Madje sipas tyre edhe Elvedini e kishte plagosur vrasësin e tij, kohë më parë.

Këtë e konfirmon edhe pronari i lokalit ku Elvedini u vra.

Fahri Bega thotë se kjo nuk është hera e parë që punëtori i tyre ishte sulmuar nga po të njëjtit persona.

“Ai ka qene sigurim eshte punëtor i joni i kontaktuar ka kontrate, ne orar te punës, eshte rasti i dyte qe te njëjtit persona qe vijnë e sulmojnë .. eshte gjykata e prokuroria ne rastin e pare cka ka ndodhe qysh ka vepru ata nuk kane marre masa ata kane qene te lire prape kane ardhe e kane sulmu”.

Pronari i lokalit tha se nuk po punonin për shkak që kishin ditë zie.

Sipas tij Elvedini ishte një djalë shumë i sjellshëm me të gjithë.

Bega tha se ishte ankuar në prokurori edhe para një viti kur Elvedini ishte sulmuar në vend të punës.

Krahas kësaj ai u shpreh se nuk ishte ndërmarrë asgjë.

Se këta dy persona kanë pasur probleme edhe më parë, e konfirmon edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Agim Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajit Nuk i kemi te dhënat pasi qe deklaratat personat janë ende te lënduar por edhe prej deshmitareve dyshohet se te njëjtin kane pasur mosmarrëveshje edhe para nje kohe te shkurtër janë takuar mbrëmë dhe ka filluar prape përleshja..

Ibrahimi u varros në orën 16:00 gjatë ditës së shtunë, ndërsa Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button