Bert van Marwijk i zemëruar me arbitrin !

Trajneri i kombëtares holandeze,Bert van Marwijk, është i zemëruar me gjyqtarin pas disfatës se djeshme nga Danimarka,ku gabimi më i madh i gjyqtarit ishte kur nuk referoi penaltin në minutën e 89 për Tulipanët.

Lars Jacobsen ishte ai cili luajti në mintuën e 89 me dorë por gjyqtari Damir Skomina nuk referoi penalti për ekipin e Holandës.

“Ishte penalti e pastër, mund të kishim rezultat”, tha Bert van Marwijk.

“Kishte katër, pesë, ndoshta gjashtë lojtarët që kishin më shumë shanse, poashtu edhe gjyqtari kishte mundësi”.

“Ne ishim të angazhuar me të vërtetë, unë mendoj se kemi luajtur edhe më mirë se kundërshtari, por nuk mundëm të arrijmë të shënojmë gol”.

“Lojtarët kanë një dëshirë të jashtëzakonshme për të bërë diçka, ne kishim shumë shanse, por topi nuk dëshironte të futet në golin e kundërshtarit”,tha Bert van Marwijk.

Lajme të ngjashme

Back to top button