Zaev: Prej marrëveshjes Maqedoni – Greqi të gjithë do të kenë dobi

Disa orë përpara zyrtarizmit të marrëveshjes për çështjen e emrit në Prespë, kryeministri Zoran Zaev, vlerëson se e njëjta sjell dobi për Maqedoninë dhe Greqinë, njofton Portalb.mk.

Këtë e deklaroi në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, e cila është në vizitë dyditore, dje në Sturmicë, sot në Shkup.

Ndryshe, ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic, përfaqësuesja e Lartë e  Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe Rozmari Di Karlo, zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, nesër do të jenë dëshmitarë të nënshkrimit për çështjen e emrit e cila do të bëhet në ora 09:30 në Prespë të palës greke mes shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias

Zaharieva: Pas marrëveshjes, dritë jeshile për Maqedoninë për fillimin e bisedimeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button