Super Mario mposhtë Portugalinë

Ndeshja filloi me një ritëm mjaftë të mirë ku Gjermani mbante topin dhe kontrollonte takimin.

Rrezikimi i parë erdhi nga Lukas Podolski goditja e të cilit u prit me tentimin e dytë nga portieri portugez.

Vazhdimi i ndeshjes dha një takim mjaftë të nivelizuar ku Portugalia kishte rastin më të mirë në pjesën e parë ku pas goditjes nga Pepe,traverza ishte shpëtimtare e Gjermanëve.

Pjesa e parë 0-0!


Pjesa e dytë filloi më mirë për Portugalinë e cila filloi sulmet e saj të cilat nuk dhanë raste konkrete.

Khedira lëshoi një asistim dhe ai u devijua nga Moutinho e nga ky devijim topi shkoi në kokën e Super Marios që në rastin e parë për të realizoi për 1-0.

Pas golit të pranuar Portugalia sulmoi më shumë dhe kishte dy raste fenomenale,ai i Luis Nanin që goditi shtyllën duke tentuar të harkojë dhe goditja e Varelas e pritur nga Neuer.

Pas ndeshjeve të para në Grupin B prinë Danimarka dhe Gjermania me nga tri pikë,kurse Portugalia dhe Holanda të fundit me 0 pikë/lajmesport.com

Lajme të ngjashme

Back to top button