Në kufirin e SHBA-ve rreth 2 mijë fëmijë të ndarë nga familjet

Përgjatë periudhës 19 prill-31 maj, në kalimet ilegale në kufirin e SHBA-ve rreth 2.000 fëmijë kanë mbetur të detyruar të ndahen nga familjet e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të zbatueshmërisë “tolerancë zero në kufi” të nisur nga sekretari amerikan i Drejtësisë, Jeff Sessions dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme, rreth 2,000 fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre.

Nga të dhënat e Departamentit të Sigurisë së Brendshme, mësohet se në kufirin e SHBA-ve 1.995 fëmijë emigrantë ilegalë kanë mbetur të ndarë nga prindërit e tyre përgjatë periudhës 19 prill-31 maj.

Sipas praktikës së re të administratës Trump, të rriturit që hyjnë në SHBA në mënyrë të paligjshme arrestohen, ndërsa fëmijë dërgohen në shtëpitë e kujdesit që ka përcaktuar Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button