Indi, rreth 600 milionë njerëz përballen me mungesën e ujit

Banorët e Indisë në javët e fundit po përballen me mungesën më të madhe të ujit në historinë e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur organizata “NITI Aayog”, rreth 600 milionë njerëz po përballen me problemin e mungesës së ujit.

Në hulumtimin gjithëpërfshirës të kryer në 24 nga 29 provincat e Indisë, thuhet se problemi i mungesës së ujit do të jetë akoma më alarmues në vitet e ardhshme.

Organizata NITI Aayog paralajmëroi se deri në vitin 2020, në 21 qytete në Indi do të shterohen burimet e ujit.

Hulumtimi thekson se nga një zhvillim i tillë më i prekur do të ishte sektori bujqësor, i cili përdor rreth 80 për qind të burimeve ujore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button