Trump uron muslimanët për Fitër Bajramin
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nëpërmjet në mesazhi u ka uruar të gjithë muslimanëve festën e Fitrë Bajramit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Trump në mesazhin e tij shprehet se “Melania dhe unë urojmë festën e Bajramit muslimanëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën”.
Duke vënë në dukje se muaji i Ramazanit është një muaj rinovimi, Trump ka bërë vlerësimin se “Uroj që të vazhdojë përgjatë gjithë vitit fryma e paqes edhe qëllimit të mirë që na rrethon në këtë Bajram”.
Po ashtu bëhet e ditur se edhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, nëpërmjet një mesazhi me shkrim ka uruar festën e Bajramit për të gjithë botën islame.