Bielsa, trajneri i ri i Leeds United

Klubi i Championshipit Anglez, Leeds United ka arritur marrëveshje me trajnerin Marcelo Bielsa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga klubi, thuhet se është arritur marrëveshje 2+1 vjeçare me trajnerin argjentinas, i cili vjen në detyrë në vend të anglezit Paul Heckingbottom.

Trajneri 62 vjeçar një kohë të gjatë ishte trajner i kombëtareve të Argjentinës dhe Kilit, ndërsa ishte edhe trajner i klubeve Espanyol, Athletic Bilbao, Olympique Marseille, Lazio dhe Lille.

Leed United, edhe pse më parë ka fituar 3 herë Premier Ligën Angleze, viteve të fundit është larg nga ky sukses. Sezonin e kaluar Championship-in e kishte përfunduar në rendin e 13-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button