Artistët ngrenë “Kuvendin” te Teatri (VIDEO)

Ashtu siç kishin paralajmëruar prej disa ditësh, artistët nisën të grumbullohen ngadala pak para orës 19:00 të së premtes në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në orën 19:00 në zonën para teatrit u ngrit një miniskenë, që artistët e pagëzuan me emrin “Kuvendi”. Ideja e tyre e protestës është konceptuar pikërisht si një Kuvend, ku çdokush mund të flasë dhe të japë mendimin e vet se përse duhet mbrojtur teatri, transmeton TCH.

Regjisori Altin Basha kërkoi që Qeveria të tërhiqet nga projektligji dhe ftoi edhe pushtetin vendor që të dialogojë me ndershmëri me artistët.

Artistëve iu bashkuan dhjetra qytetarë në protestën e tyre kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Të enjten, një grup artistësh u takuan me kryebashkiakun Erion Veliaj për këtë çështje, por as kjo dëgjesë nuk e shmangu protestën e tyre.

Edhe Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Kryetari Lulzim Basha publikoi në rrjetet sociale mbështetjen e tij.

“Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button