fbpx

Athinë, një Bajram tjetër pa xhami

 Besimtarët muslimanë në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ku nuk ka xhami, edhe një Bajram e festuan në mesxhidet nëntokësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbi 200 mijë muslimanë të Athinës e cila nuk ka xhami të hapur për adhurim, falën namazin e Bajramit në bodrumet e ndërtesave që i kanë themeluar me mundësit e veta.

Qindra besimtarë nga shtete të ndryshme u takuan në Qendrën e Arsimit dhe Kulturës Greko-Arabe në lagjen Moshato. Pas namazit besimtarët uruan njëri-tjetrin për festën e Fitër Bajramit.

Gjithashtu edhe Minoriteti musliman turk në Thrakinë Perëndimore, në ditën e parë të Bajramit mbushën xhamitë në qytetet Komotini dhe Xanthi.

– Hapja e xhamisë së përfunduar në Athinë është duke u shtyrë që një vjet

Ndërkohë xhamia, ndërtimi i së cilës ka përfunduar për shkak të arsyeve të ndryshme burokratike nuk mund të hapet një kohë të gjatë. Xhamia pritej të hapet në muajin prill të vitit të kaluar, por u shty disa herë.

Xhamia do të ketë sipërfaqe prej afërsisht 850 metrash katrorë dhe me kapacitet për 350 persona, ndërsa ajo nuk do të ketë minare. Sipas planit, në xhami është përfshirë edhe një park fëmijësh dhe një shatërvan. Ndërkaq, buxheti i ndarë për xhaminë arrin vlerën prej 887 mijë eurosh.

Athina është kryeqyteti i vetëm në Evropë në të cilin nuk gjendet xhami e hapur për rituale fetare. Ndërtimi i saj, edhe krahas vendimeve të marra, ishte i pamundur të fillohet për shkak të zgjatjes së procedurave burokratike, pengesave ligjore dhe reagimeve nga qarqet e djathta ekstreme. Sipas planit aktual, vendimi për xhaminë fillimisht ishte marrë në vitin 2006.

Pas përfundimit të ndërtimit, kryesimi i xhamisë do t’i dorëzohet një bordi i cili do të caktohet nga Ministria e Arsimit dhe Financave të Greqisë dhe do të përbëhet nga gjithsej 7 anëtarë prej të cilëve nga dy nëpunës shtetërorë dhe nëpunës bashkiak, si dhe përfaqësues të komuniteteve muslimane.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close