Austria me plan dëbimi të të huajve ilegalë drejt Ballkanit

Autoritetet austriake po bisedojnë me vende të Ballkanit Perëndimor për ngritjen e qendrave ku do të dëbohen emigrantët ilegalë, shkruan gazeta “Die presse”.

Gazeta vjeneze pohon se tashmë po zhvillohen bisedime me Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën për themelimin e “kampeve për dëbimin e personave që në Austri marrin përgjigje negative në kërkesën për marrjen e azilit e të cilët atje kanë shkuar përmes rutës ballkanike”, njofton Koha.net.

Këta persona duhet të dërgohen përkohësisht në ndonjërin vend më pak atraktiv për emigrantët.

Për këtë shërbim, thotë’ “Die presse”, këto vende të Ballkanit kanë kërkuar të holla, ndërsa Vjena aktualisht po i shqyrton mundësitë ligjore.

Tash për tash nuk është e qartë se sa të mëdha janë planifikuar të jenë kampet në Ballkan. Danimarka dhe Holanda e përkrahin Austrinë në këtë plan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button