Dieta me ananas: hiqni pa vuajtje 2 kg në 5 ditë

Ah, këto kilogramët e fundit kokëfortë tani që duhet të ekspozojmë trupin! Por mos u shqetësoni. Ka një mënyrë për të humbur 2 kg në 5 ditë, shkruan Bordo.al.

Është dieta me ananas. Për pesë ditë, duhet të konsumoni 2 kg ananas. Dhe nuk është aq drastike, mos u frikësoni. Ananasi ndihmon shumë në lëvizshmërinë e dhjamit të depozituar dhe pastron organizmin. Ky frut ekzotik përmban shumë bromelain, një enzimë me vetinë të reduktojë inflamacionin që sjell shtimin në peshë sepse tkurr efikasitetin e hormonit kontrollues, leptinës.  

Dita 1.

Mirë është që me t`u zgjuar në mëngjes, të konsumoni një gotë me ujë të vakët dhe uthull molle ose lëng limoni. Në këtë mënyrë, trupi do të nisë një lloj vetëpastrimi e do të shpejtojë metabolizmin. Vakti i parë është një tas me ananas dhe kos me tërshërë ose bukë integrale me gjalp kikiriku. Dreka, sërish një tas me ananas dhe peshk ton. Darka, padyshim tasi i ananasit me mish të kuq ose gjoks pule të shoqëruar me shparguj.

Dita 2:

Në mëngjes gota me ujin e vakët që ta vëmë në punë metabolizmin. Bashkë me ananasin, mund të merren edhe bajame si burim i mirë yndyrnash vegjetale dhe vezët e pasura me proteina. Dreka : tasi me ananas me pulë dhe sallatë. Në darkë, ananasi mund të shoqërohet me salmon dhe perime të ziera ose zgare.

Dita 3:

Ujin e vakët mund ta ndërrojmë me çajin jeshil, aq të pasur në anti-oksidantë. Mund t`i shtoni pak lëng limoni, burim perfekt i vitaminës C. Omleta me kërpudha është goxha e shëndetshme dhe plot proteina. Sallata jeshile me peshk ton është një drekë mjaft e lehtë, por që e sjell në rrugë të mbarë raportin e proteinave. Në fundin e ditës së tretë, rënia në peshë do të ketë filluar të ndihet. Mund të ndaloni dhe këtu, por nëse dëshironi rezultate më të thella, vazhdoni dietën edhe për dy ditë. Mos harroni, ananasin çudibërës!!!

Dita 4:

Ujit të vakët me limon tani i shtohet dhe mjaltë. Quinoa është zgjedhja për mëngjes krahas ananasit; I sjell trupit vitaminat, mineralet por edhe fibrat e nevojitura. Dreka, sallatë me ton dhe darka më e lehtë, ananas, luleshtrydhe, kivi, e pak salcë kosi.

Dita 5:

Fundi, më në fund! Mëngjesi mund të kalohet me një vezë të zier e po e lëshojmë pak dorën edhe me ndonjë petull, pa harruar gjithmonë ananasin! Peshku i zgarës në drekë do të sjellë një dozë të re proteinash e yndyrnash të nevojshme. Rekomandohet edhe një gjysmë gote kos pa yndyrë. Darka është zemërgjerë: ananasin bashkë me fileto pule, spinaq e domate.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button