“Tronditet” Portugalia, Cristiano Ronaldo pranon dënimin dy vjet burg

Kombëtarja portugeze ka marrë një goditje të fortë në prag të ndeshjes së parë në Kupën e Botës, përballë Rusisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, ylli i kampionëve në fuqi të Evropës dhe Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo ka pranuar akuzat për evazion fiskal ndaj autoriteteve tatimore spanjolle, njofton Oranews.

Thuhet se Ronaldo ka pranuar dhe dënimin me burg, për të zgjidhur rastin e tij të mashtrimit të taksave.

Superstari i Real Madridit u akuzua nga prokurorët spanjollë në qershor të vitit të kaluar për mashtrimin e autoriteteve tatimore spanjolle, ku thuhej se sulmuesi ka fshehur rreth 14.8 milion euro.

Ronaldo mohoi dyshimin e dyshuar tatimor kur ai u paraqit në gjyq verën e kaluar por rasti ende nuk është zgjidhur.

Oferta e tij fillestare thuhet se është refuzuar muajin e kaluar, por “El Mundo” pohon se ai ka pranuar një dënim me burg dhe ka pranuar fajin e tij, në këmbim të një akuze të reduktuar.

Ai gjithashtu do të paguajë një shumë prej 18.8 milion euro ndaj autoriteteve spanjolle.

Megjithatë, Ronaldo nuk pritet të bëj asnjë ditë burg, pasi fakti që është një yll futbolli dhe nuk është dënuar asnjëherë më parë e bën atë “të paprekshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button