Marrëveshja do të nënshkruhet në territorin grek, ndërsa dreka në territorin e Maqedonisë

Marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë do të nënshkruhet në Prespë në territorin grek, ndërsa më pas do të pasojë një drekë në territorin e Maqedonisë, mëson korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Një pjesë e mediave greke sot në mëngjes publikuan se marrëveshja do të nënshkruhet në Prespë në Maqedoni, një pjesë tjetër konfirmojnë se nënshkrimet do të bëhen në anën greke.

Por, sipas informacioneve të MIA-s Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, marrëveshjen e arritur, në praninë e kryeministrave të të dy vendeve do ta nënshkruajnë në Greqi, por së bashku me miqtë nga Greqia do të kalojnë në territorin e Maqedonisë dhe do të pasojë një drekë e përbashkët.

Pa një konfirmim zyrtar, nënshkrimi me siguri do të bëhet pasnesër.

Marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi parasheh ndryshim të emrit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë, nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut – përdorim të përgjithshëm. Marrëveshja nuk është përkrahur nga opozita greke dhe maqedonase, si dhe nuk do të nënshkruhet nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, në Prespë dhe pritet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë, më së voni deri të mërkurën.

Për marrëveshjen Maqedoni – Greqi:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button