Haradinaj vetëm për festa qeras policët që e ruajnë

Qerasja e kryeministrit Ramush Haradinaj për Bajramin e Madh nuk ka shkuar më larg se te policët që kujdesen për sigurinë e tij në lagjen ku jeton.

Vetëm në dy raste Haradinaj ka treguar të ketë qerasur policët që e ruajnë. Në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, në mëngjes i kishte qerasur ata me nga një kafe dhe nga një gurabije, njofton Koha.net.

“Mirëmëngjesi Kosovë. Urime Dita e Pavarësisë. E fillova ditën sot duke i shërbyer me kafe policët e Kosovës”, ishte shkruar Haradinaj, duke postuar fotografi në profilin e tij në Facebook.

Fiks katër muaj më vonë, më 15 qershor në ditën e Bajramit të Madh, Haradinaj postoi fotografi duke treguar se të njëjtit tani i ka qerasur me byrekë.

“Për festë, sot i shërbeva me byrekë policët e Kosovës. T’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit. Me fat Fitër Bajrami”, ka shkruar Haradinaj që muaj më parë kishte “qerasur” veten me dyfishim të pagës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button