Nimic do të jetë dëshmitar në nënshkrimin e marrëveshjes për emrin

Marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë me siguri do të nënshkruhet të dielën në Prespë. Siç dihet tani më, marrëveshjen do ta nënshkruajnë të dy ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, ndërsa në nënshkrimin e marrëveshjes do të marrin pjesë edhe kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, transmeton Portalb.mk.

Dëshmitar i marrëveshjes do të jetë ndërmjetësuesi i çështjes së emrit nga Kombet e Bashkuara, Metju Nimic. Siç paralajmërojnë një pjesë e mediave, në nënshkrimin e marrëveshjes pritet të marrë pjesë edhe njeriu i parë i OKB-së, Antonio Guteresh dhe përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.

“Katimerini” shkruan se në Prespë do të jetë i pranishëm edhe njeriu i parë i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Zaev: Republika Severna Makedonija, është emri i ri i shtetit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button