Ferizaj: Aksidentalisht plagos veten dhe viktimën

Dy persona janë plagosur aksidentalisht me armë zjarri në fshatin Varosh të Ferizajt. Siç njofton Policia personat e plagosur janë sjellë në emergjencën e qytetit, transmeton Kallxo.

“Raportohet se në Emergjencën e qytetit janë sjell të plagosur me armë zjarrit dy meshkuj K-Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë.

Më tej Policia ka njoftuar se njësit përkatëse kanë dale në vendë ngjarje ku në njërën veturë kanë gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit Ekol me një fishek të kalibrit 7.65 mm.

“Në vende ngjarje kanë dal njësit përkatëse ku sipas të dyshuarit aksidentalisht  ka plagosur veten dhe viktimën. Me vendim të prokurorit  rasti shkon në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi i Policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button