Griezmann vendosi të mbetet në Atletico Madrid: Ekipi im, shtëpia ime

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann (27), ka vendosur të mbetet në klubin madrilien edhe sezonin e ardhshëm.

“Fansat e mi, ekipi im, shtëpia ime”, ka shkruar Griezmann në llograinë e tij zyrtare në Twitter, pikërisht në ditën kur u hap Kampionati Botërorë në Rusi.

Futbollisti francez përmbushi premtimin e bërë se do të vazhdojë në Madrid edhe pse për të u interesua edhe Barcelona.

Griezmann në Atletico Madrid ka mbërritur në vitin 2014 nga Real Sociedad, kurse sezonin e kaluar në 49 ndeshje të luajtura ka shënuar 29 gola.

Në karrierën e tij të deritashme ka mbajtur fanelën e Real Sociedad dhe Atlético Madrid, kurse për kombëtaren franceze ka luajtur 54 ndeshje me 20 gola të shënuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button