Zagreb, besimtarët falin namazin e Bajramit (VIDEO)

Xhamia e Zagrebit mblodhi një numër të madh besimtarësh nga qyteti dhe rrethinat e tij në faljen e namazit të Fitër Bajramit. Hytben e Bajramit e mbajti myftiu i Zagrebit Aziz ef. Hasanoviç, i cili paralajmëroi për rreziqet bashkëkohore që kërcënojnë Islamin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Më pak se një për qind e atyre që e quajnë veten muslimanë në botë sot mbjellin frikë dhe shkatërrojë të gjitha vlerat e Islamit, duke u thirrur pikërisht në Islam. Dëshmoj se ulemaja islame, ose dijetarët muslimanë sot, dënojnë me forcë aktet e tilla dhe në mënyrë të qartë kanë theksuar se veprimet e tilla të nxjerrin nga besim”, tha Mufti Hasanoviç.

Ai i ftoi prindërit të jenë të kujdesshëm nga “manipulatorët që rekrutojnë fëmijët tanë me oferta të ndryshme”.

“Islamofobia e cila sot, për fat të keq, ne jemi dëshmitarë në Evropë, ushqen terrorizmin. Në të njëjtën kohë, terrorizmi forcon Islamofobinë”, tha Myftiu Hasanoviç.

Besimtarëve të fesë islame, tradicionalisht para xhamisë Bajramin ua uroi kryebashkiaku i Zagrebit Milan Bandiç.

Namazi i Fitër Bajramit nga xhamia e Zagrebit u transmetua direkt nga radio televizioni kombëtarë kroat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button