Gaza, palestinezët falin namazin e Bajramit pranë kufirit me Izraelin (VIDEO)

Qindra palestinezë falën namazin e Bajramit në ajër të hapur në kufirin me Izraelin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në faljen e namazit në kufirin lindor të Gazës të pranishëm ishin edhe shefi i byrosë politike të Hamasit, Ismail Hanije, anëtari i byrosë politike të Hamasit, Halil Hajje, dhe pjesëtarë të grupeve palestineze.

Në hutben që lexoi pas namazit, Hajje tha se në këtë zonë nuk është falur namazi i Bajramit prej shekujsh.

“Ja, populli palestinez sot avancon drejt tokave të veta, si tregues se është në rrugën e kthimit”, tha Hajje.

Hajje theksoi se qëllimi i faljes së namazit të Bajramit në kufi është të tregohet se aktivitetet e Marshit të Kthimit të Madh do të vazhdojnë deri në thyerjen e bllokadës dhe arritjen e qëllimit.

“Ka ardhur kohë që bllokada ndaj Gazës të hiqet pa kushte dhe përgjithmonë”, shtoi Hajje.

Ai rikujtoi se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj fëmijëve, grave dhe personave me aftësi të kufizuara, ndërsa shtoi se se Palestina dhe Kudsi janë gjërat më të shtrenjta për popullin palestinez.

Hajje i bëri thirrje shteteve arabe dhe islame të mbyllin dyert e normalizimit me Izraelin.

Ndryshe, 128 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe mijëra të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave të ushtarëve izraelitë ndaj demonstruesve paqësorë në Rripin e Gazës nga 30 marsi, të tubuar nën moton “Marshi i Kthimit të Madh”

Ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj popullatës civile, e cila kërkon “kthimin e të dëbuarve në tokat e tyre dhe heqjen e bllokadës së jashtëligjshme të vendosur ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button