fbpx

Fitër Bajrami festohet në Maqedoni dhe botën islame, gëzuar!

Një kremte e madhe për myslimanët e Maqedonisë dhe vendeve islame kudo në botë është festa e Fitër Bajramit, një festë që vjen pas 30 ditëve agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muaji myslimanët u përmbajtën nga çfarëdo ngrënie nga agimi i diellit deri në perëndim dhe ushtruan disiplinë shpirtërore.

Pasi të falet namazi i Fitër Bajramit, muslimanët  urojnë njëri tjetrin me urimet më të ndryshme që përcjellin mesazhe paqeje, mirësie respekti, dashurie dhe mëshire. Shumica e myslimanëve e festojnë këtë Bajram të paktën 3 ditë.

Manifestimi qendror i Fitër Bajramit u organizua në xhaminë e Mustafa Pashës në ShkupNë orën 4:23 u fal namazi i sabahut, kurse namazi i Bajramit u fal në ora 05.38.

Gjatë muajit të Ramazanit çdo mysliman  e ka për detyrim të japë sadakatul-fitrin. Fitri duhet të jepet para se të falet namazi i Bajramit, e nëse ndonjërit i kalon ajo kohë, atëherë ai sërish obligohet ta japë atë si kompensim.

Bajrami është dita kur takohet forca e të pasurit me dobësinë e të varfërit në dashuri, mëshirë dhe drejtësi nga shpallja e qiellit, titulli i të cilës është zekati, bamirësia dhe lehtësimi, është dita kur gëzohen fëmijët duke luajtur dhe duke u argëtuar, dita kur gëzohen të varfërit duke iu lehtësuar jeta dhe duke shijuar komoditet, dita kur farefisi takohen në bamirësi dhe kujdes për njëri-tjetrin, dita kur muslimanët bashkohen në falje dhe vizita reciproke, dita kur miqtë i ripërtërinë urat e dashurisë dhe elementet e afërsisë, dita kur shpirti fisnik i harron gabimet e të tjerëve ndaj tij, bashkohet pas ndarjes, pastrohet pas përnjollosjes dhe e përshëndet pas injorimit.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Reis ul Ulema H.Sulejman ef. Rexhepi me rastin e festës së Fitër Bajramit i dërgoi mesazh myslimanëve në Republikën e Maqedonisë.

“Në këtë muaj erdhi e mira e njerëzimit, zbriti drita, u hap mendja, u urdhërua mëshira dhe bamirësia, mori formë dashuria dhe respekti, zbriti kodi i paqes dhe mirëqenies. Prandaj, ky muaj gjithnjë duhet të shënohet, duhet që të përjetohet me tërë qeien tonë, duhet ta madhërojmë duke i kryer të gjitha ibadetet që janë karakteristikë e këtij Muaji të shenjtë. Duke iu përkushtuar ibadeteve, ne, në fakt, jemi më pranë Zotit tonë, i Cili na e lehtëson përjetimin e kësaj kënaqësie duke i mbajtur nën pranga djajtë dhe larg nesh çdo gjë tjetër që mund të na tundojë e të na e zvogëlojë durimin. Kjo kënaqësi kulmon në ditën e Fitër Bajramit! Me këtë shpirt të pastër, solemnisht mund ta nisim festën e Bajramit të Ramazanit, duke e marrur ngryk njëri-tjetrin, vëllai vëllanë, motra motrën, fëmija prindin, fqiu fqiun, duke mos e harruar skamnorin, atë që ka nevojë, jetimët e bonjakët. Kështu do të jemi më humanë dhe më të ndërgjegjshëm për të mirat e Zotit që na i ka dhuruar.” tha mes tjerash ai.

Urime kanë dërguar edhe liderët politik në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri.

Redaksia e Portalb.mk të gjithë besimtarëve ua uron festën e madhe të Fitër Bajramit. Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet. Me shëndet!

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close