Pompeo: Sanksionet drejt Phenianit do të ndërpriten pas denuklearizimit

SHBA-ja, Kina dhe Koreja Jugore janë unike në qëndrimin se sanksionet drejt Koresë Veriore do të ndërpriten pasi vendi plotësisht të lirohet nga arma bërthamore, deklaroi sot në Pekin sekretari shtetëror amerikan, Majk Pompeo.

Siç lajmëron DPA, pas takimit me ministrin kinez të Punëve të Jashtme Uang Ji, Pompeo theksoi se Kina e ka konfirmuar  angazhimin e saj drejtë rezolutave të Këshillit të sigurimit të KB-së, me të cilat janë implementuar sanksionet drejt Phenianit.

“Sanksionet përmbajnë edhe mekanizma për lehtësim dhe u pajtuam se në momentin  adekuat ato do të merren parasysh”, deklaroi Pompeo.

Мајк Помпео и Банг Ји ЕПА

Ai paralajmëroi se gjatë javëve në vazhdim, SHBA-ja dhe Koreja Veriore do të punojnë së bashku për marrjen e informacioneve të plota për program bërthamor dhe do të fillojnë të punojnë së bashku në implementimin e detyrimeve nga marrëveshja të cilën e arritën presidenti amerikan Donalld Tramp dhe lideri koreanoverior Kim Xhong-un në takimin në Singapor të martën.

Tramp dhe Kim në Singapor nënshkruan marrëveshje me të cilën Koreja Veriore detyrohet të realizojë denuklearizim të Gadishullit Korean, në këmbim të premtimit nga SHBA-ja se do t’i ofrojnë garancione në sferën e sigurisë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button