Cipras: Me marrëveshjen asgjë nuk do të japim, por do të marrim, do t’i quajmë sllavomaqedonas

“Marrëveshja nuk pranon komb maqedonas, por vetëm të drejtë për vetëvendosje të fqinjëve tanë”, deklaroi kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, në një intervistë për televizionin shtetëror grek “ERT”, njofton Portalb.mk.

“Kemi marrëveshje me përcaktues gjeografik përskaj fjalës Maqedonia. Disa palë na akuzojnë, se e japim emrin. E kam tërë tekstin e marrëveshjes të përkthyer nga MPJ dhe nuk shoh se ne japim diçka, por marrim. Tjetër nacionaliteti, tjetër është shtetësia. Me marrëveshje pranohet e drejta e vetëvendosjes së popujve. Në nenin 7 shkruan se kur të shfrytëzohet emri, kanë në mendje diçka tjetër, dhe jo trashëgiminë greke. Kanë të drejtë ta shfrytëzojnë atë, pasi që edhe ata jetojnë në të njëjtin rajon. Por, ne asnjëherë nuk do t’i quajmë maqedonas, por sllavomaqedonas. Ata deri më tani kanë udhëtuar me dokumentacion ku ka shkruar se janë maqedonas, por tani do të udhëtojnë si maqedonas, shtetas të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Cipras.`

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button