Ivanov realizoi takim me kryetarin e Kuvendit bullgar, Karajançeva

Presidenti Gjorge Ivanov dhe kryetarja e Kuvendit bullgar, Cveta Karajançeva në takimin e sotëm në Sofje shkëmbyen informacione për procesin e implementimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe ishte përshëndetur dinamika e bashkëpunimit dhe iniciativat dhe aktivitetet e ndërmarra nga ana e dy shteteve.

Presidenti i Maqedonisë shfaqi shpresë se të dyja shtetet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në promovimin e interesave të përbashkëta në rajon dhe në mënyrë shtesë do ta përparojnë bashkëpunimin bilateral.

Në takimet janë shkëmbyer mendime për ngjarjet aktuale në të dy shtetet dhe për perspektivat evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë në vigjilje të takimit të Këshillit të BE-së dhe Samitit të NATO-s.

Presidenti Ivanov e përshëndeti kryesimin e suksesshëm të Republikës së Bullgarisë me Këshillin e BE-së, duke theksuar se Republika e Maqedonisë e vlerëson lartë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke shtuar se politika e zgjerimit të BE-së, mbetet instrumenti më efikas për garantimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ivanov e riafirmoi përcaktimin e Republikës së Maqedonisë për marrëdhënie sa më të mira të mundshme dhe bashkëpunim me të gjithë fqinjët dhe u falënderua për mbështetjen nga Bullgaria në këtë periudhë me rëndësi të madhe për vendin tonë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button