Vuçiq: Kemi problem me mbi 1 milion njerëz dhe kontest për 10 mijë km katrorë

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot çështja e zgjidhjes së emrit të në shtetit, siç ka qenë rast i Maqedonisë, nuk mund të krahasohet me, siç e ka quajtur ai, problemin Kosovës, transmeton Koha.net.

“Mos e krahasoni problemin e një e emri, a do të quhet Serbia e vjetër, Serbia veriore a jugore me problemin e Kosovës ku kem i problem me më shumë se 1 milion njerëz dhe 10 mijë kilometra katrorë”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq duke shfaqur, megjithatë, shpresën se edhe për këtë çështje është e mundur zgjidhja.

Kështu është përgjigjur ai në pyetjen se çfarë mendon për zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë dhe se a e pret vazhdimin e presioneve lidhur me marrëdhëniet e Serbisë e të Kosovës dhe të Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës Serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button