Xhaferi deputetëve: A mendoni ju çfarë bëni? (VIDEO)

Thuajse një orë e gjysmë i është dashur kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi që t’i mbledh deputetët në sallën kuvendore që të fillojë me punë, njofton Portalb.mk.

Fillimisht ,Xhaferi me ton më të lartë i rikujtoi se vetëm përpara tre ditëve sollën Kod të Etikës, me të cilin vetë janë obliguar se në Kuvend duhet të sillen në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme ndaj punës që e kryejnë. Ai gjithashtu i paralajmëroi se “pesë minuta nuk munden që të ulen në vendet e tyre që Kuvendi të ketë kuorum për punë”.

Xhaferi më tej tha se për disa deputetë shumë më të rëndësishme janë kryerja e obligimeve tjera se sa ato në Kuvend, ku e kanë vendin, andaj i pyeti se a mendojnë se çfarë bëjnë? Ai gjithashtu ju tha se nëse nuk duan ta kryejnë funksionin e deputetit le ta lëshojnë vendin dhe do të vijë dikush tjetër që do ta kryente më me përgjegjësi të njëjtin.

Në Kuvend sot nuk kanë qenë të gjithë  deputetët e pushtetit dhe opozitës. Edhe pse kanë qenë në Kuvend, ata nuk kanë hyrë në sallë duke e pritur kuorumin që ta sigurojë shumica parlamentare.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button