Institucionet përfundimisht duhet t’i sanksionojnë ofenduesit e shqiptarëve

Institucionet duhet të ndërmarrin masa që përfundimisht t’i sanksionojnë personat që përdorim gjuhë të urrejtjes, në bazë fetare, racore, apo siç ishte mbrëmë në bazë etnike, kur turma e protestuesve për marrëveshjen me emrin, shante dhe ofendonte shqiptarët. Kështu vlerësojnë për Portalb.mk, profesoresha universitare, Mirjana Najçevska dhe drejtoresha e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska, në lidhje me rastin në fjalë, ku pos gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, u shanë dhe sulmuan dhe fizikisht forcat e policisë, shkruan Portalb.mk.

“Absolutisht e dënojmë gjuhën e urrejtjes. Në periudhën e kaluar, pra në kohën e ish pushtetit të kaluar, gjuha e urrejtjes nuk ishte sanksionuar, përkundrazi inkurajohej, tani mendoj se pushteti i ri duhet t’i vendos fund kësaj dhe çdo qytetar duhet të jetë i vetëdijshëm se gjuha e urrejtjes është i ndaluar në Maqedoni dhe i njëjti është i dënueshëm. Ne nuk mundemi të ngritim padi penale pasi që e para, ne nuk i dimë kush janë ata persona, ndërkaq e dyta prokurori publik mundet sipas detyrës zyrtare atë ta bëjë. Ne nuk e kontestojmë të drejtën për protestë të të gjithë qytetarëve dhe çdo qytetar sipas kushtetutës, mund të dalë dhe ta tregojë mendimin e tij, ose ta tregojë revoltin e tij kundër politikave të caktuara, megjithatë, gjuha e urrejtjes u tregua se mund të ketë pasoja serioze për sigurinë e qytetarëve dhe sipas kësaj mendoj se është koha përfundimtare që të ndërmerren masa për sanksionimin e gjuhës së urrejtjes”, thotë Pirovska për Portalb.mk.

Nga ana tjetër, profesoresha Najçevska vlerëson se gjuha e urrejtjes përpara  Kuvendit është vazhdimësi e asaj që ka ndodhur derisa me vendin ka udhëhequr VMRO-DPMNE-së, ndërkaq tani Policia dhe Prokuroria duhet që të ndërmarrin masa me qëllim që të sanksionohen dhe të ndërrohet mentaliteti.

“Ajo që dje ka ndodhur përpara Kuvendit dhe gjuha që është përdorur është vetëm vazhdim i një kohës kur urrejtja ishte në bazë të veprimit politik dhe kur urrejtja është shfrytëzuar si faktor themelor në ndarjen e kulaçit të pushtetit. Mendoj se ajo bëhet anakronizëm dhe mendoj se numri i vogël i njerëzve të cilët mundëm t’i shohim dje, tregon se kohërat ndryshojnë. Në çdo shoqëri ka njerëz të cilët urrejnë, që janë të gatshëm ta shkelin ligjin, njerëz me ide nacionaliste, etnonacionaliste, por edhe me ide radikale fetare, por puna e shoqërisë është që ta adresojë problemin dhe organet përkatëse, në mënyrë përkatëse të reagojnë, gjegjësisht të tregojnë se ajo është shkelje e ligjit. Absolutisht të sanksionohen, pra edhe Prokuroria edhe Policia duhet të ndërmarrin masa, me çka do të tregojnë se ky nuk është sjellje normale dhe se është shkelur ligji. Mendoj se është koha që të fillojmë me dënime që të fillojë ngadalë të ndërrohet mentaliteti i njerëzve”, thotë Najçevska.

MPB sot në buletinin e saj ka publikuar informatë ku janë arrestuar 10 persona të cilët i kanë sulmuar forcat policore, por edhe për skaj se ka pasur shumë vide-incizime për t’u përdorur si dëshmi, ata nuk kanë ngritur ende asnjë padi penale për gjuhë të urrejtjes, gjegjësisht nuk ka kapur asnjë person prej turmës që mbrëmë shante dhe ofendonte shqiptarët.

Për rastin në fjalë s’kemi asnjë përgjigje as nga Prokuroria, e cila e ka për obligim, që të veprojë në rastet kur në një tubim, si ai i mbrëmshmi, bëhet shkelje e ligjit, e cila dënohet me burg prej 1 deri më 5 vjet.

edhe paraprakisht, për çështjet e ndryshme politike, në protesta dhe tubime të ndryshme, të cilat kryesisht janë të organizuara nga përkrahësit e VMRO-DPMNE-së dhe organizatat e afërta me to, janë bërë thirrje nacionaliste dhe ofenduese për shqiptarët, por deri më tani ende askush nuk është dënuar për të njëjtat.

Më poshtë mund t’i shihni videot nga protesta e mbrëmshme:

http://portalb.mk/534034-maqedoni-ende-nuk-ka-denim-per-thirrjet-ofenduese-ndaj-shqiptareve-edhe-pse-eshte-veper-penale/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button