Në Spitalin e Shtipit, ndërroi jetë një lehonë

Gjatë mëngjesit të sotëm, në Spitalin e Shtipit, ka ndërruar jetë një lehonë, pasi ka lindur fëmijën, njofton Portalb.mk.

Fëmija ka arritur të mbijetojë, por nuk dihet qartë se nëpër çfarë ka kaluar nëna e tij në momentin e lindjes.

Drejtori i Spitalit të Shtipit, Alen Georgiev e ka vërtetuar rastin, por pa treguar detaje për ngjarjen tragjike. Priten informata shtesë për shkaqet e vdekjes.

Përndryshe, pas janarit, ky është rasti i dytë në Maqedoni që ndërron jetë lehona pas procesit të lindjes, ndërkaq fëmijët arrijnë të mbijetojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button