Në Ukrainë vritet një tifoz spanjoll

Dita e parë e Kampionatit Evropian në futboll solli më të keqen. Një tifoz spanjoll është gjetur i vdekur afër Donjeckut në Ukrainë.

Burri 46 vjeçarë, supozohet se ka pasur vdekje të dhunshme. Zhdukja e tij është lajmëruar pasi nuk ishte paraqitur në hotelin e tij në vendin Makajevka.

Spanjolli kishte ardhur aty para një muaji për ndjekjen e Kampionatit Evropian, shpejtë ishte zhdukur dhe që tani është gjetur.

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë lidhje me vrasjen.

Para fillimit të Kampionatit Evropian shumë njerëz paralajmëruan për probleme me huliganët dhe krimin në vendet nikoqire. Në mesin e atyre që paralajmëruan për këtë gjë ishte edhe ish-reprezentuesi anglez Sol Campbell i cili i porositi tifozët anglezë: “Mos shkoni në Euro, do të ktheheni në arkivol”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button