Sot nis Kampionati Botëror i Futbollit

Kampionati Botëror i Futbollit nis sot me ndeshjen midis Rusisë nikoqire dhe Arabisë Saudite, në stadiumin Luzhniki të Moskës.

Tridhjetedy ekipe do të marrin pjesë në ngjarjen e madhe sportive, të cilat do të zhvillojnë 64 lojë gjatë 32 ditëve të ardhshme, transmeton REL.

Ndeshjet do të mbahen në 12 stadiume, në 11 qytete.

Ngjarja pritet të tërheqë një milion e gjysmë tifozë në Rusi dhe një audiencë televizive globale prej mbi tre miliardë shikuesish.

Fituese e Kupës së Botës më 2014 ka qenë Gjermania, e cila në finale ka mundur Argjentinën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button