Borisov anulon takimin me Ivanovin, shkak sjellja arrogante për marrëveshjen e emrit

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov ka anuluar takimin e me kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që duhej të mbahet në kuadër të vizitës zyrtare të Ivanovit në Bullgari, njofton Portalb.mk.

Siç raporton media bullgare “24 orë”, Borisov ka njoftuar ministren për Punë të Jashtme, që ta refuzojë Ivanovin, për shkak të sjelljes arrogante të tij, në lidhje me marrëveshjen e arrirë për çështjen e pazgjidhur shumëvjeçare të emrit Maqedoni – Greqi.

Takimin me Ivanovin e ka refuzuar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Sipas kumtesës së Presidencës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov takimin me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov, e ka pasur në kuadër të agjendës zyrtare.

Përndryshe, ky reagim vjen pasi që, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen e emrit Maqedoni – Greqi, pasi që sipas tij, ajo cënon integritetin territorial dhe kombëtar të Maqedonisë.

Marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi parasheh ndryshim të emrit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë, nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut – përdorim të përgjithshëm. Marrëveshja nuk është përkrahur nga opozita greke dhe maqedonase, si dhe nuk do të nënshkruhet nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Sipas deklaratës së liderit të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, në Prespë të Maqedonisë. Pas kësaj, ajo do të votohet në Kuvendin e Maqedonisë, më së voni deri të mërkurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button