Meta kërkon tjetër takim Berisha-Rama

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka thënë se vazhdojnë përpjekjet për të gjetur një konsensus sa më të gjerë me opozitën me qëllim zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë.

Ai rikujtoi se përpjekjet për konsensus janë të limituara për shkak të kohës.
“Theksoj rëndësinë e një takimi tjetër të një niveli të lartë, të Berishës dhe Ramës, deri ditën e nesërme, në mënyrë që gjatë këtyre 48 orëve të arrijmë në një konsensus që nuk do të jetë i lehtë, por nuk është i pamundur, me qëllim që të hënën ta mbyllim çështjen e presidentit të ri”, ka thënë Meta.

Kryetari i LSI-së tha se në këtë garë nuk përjashtohet asnjë emër, sepse nuk mund të paragjykohet askush, por e rëndësishme, sipas tij, është që procesi kushtetues të jetë edhe një proces sa më konsensual.Portalb/  /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button