Julen Lopetegui, trajner i ri i Real Madridit

Menaxhmenti i Real Madridit ka emëruar seleksionuesin e tanishëm të Spanjës, Julen Lopetegui (51) si trajner të ri të klubit mbretëror, raporton Anadolu Agency (AA).

“Real Madridi dëshiron të njoftojë se trajneri i ri i ekipit gjatë tre sezoneve të ardhshme do të jetë Julen Lopeteugi, ndërsa ai do t’i bashkangjitet ekipit pas përfundimit të pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror me Spanjën”, theksuan nga klubi mbretëror.

Lopetegui me Realin do të firmosë kontratë për tre vite.

Kampioni evropian u dakordua me të pasi dy javë më parë Zinedine Zidane dha dorëheqje, edhe pse kishte një kontratë me klubin edhe për dy vjet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button