‘Presidenti’, PS mbledh Grupin parlamentar

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur kryesinë e partisë, ku po diskutohet qëndrimi që forca më e madhe në opozitë do të mbajë për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

Nuk përjashtohet edhe diskutimi i emrave konkretë që mund të propozohen nga Partia Socialiste në përpjekje të arritjes së konsensusit me mazhorancën, njofton Bw.

Ndryshe, mazhoranca është në kërkim të një kandidature të re për postin e kreut të ri të shtetit pas tërheqjes së Xhezair Zaganjorit nga gara presidenciale. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button