Nuhiu: 70 për qind e stacioneve të SPB-së udhëhiqen nga shqiptarë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu në pyetjen gazetareske pas akuzave të Aleancës së Shqiptarëve se përfaqësimi i shqiptarëve është i ulët në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe se ata diskriminohen në punësim, tha se në shumë struktura të SPB-së ka shqiptarë të punësuar që i kryejnë punët e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Ne si udheqësi jemi të detyruar për profesionalizmin edhe përfaqësimin e drejtë, dhe në shumë struktura kemi shqiptarë të cilët çdo ditë i kryejnë detyrat e veta. Sa i përket interesit të politikave ditore unë jam i informuar dhe dua t’ju informoj se në qoftë se marrim për bazë kriterin e organizimi territorial nuk  në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme, rreth 70% për qind e stacioneve policore udhëhiqen nga shqiptarë”, tha Nuhiu.

Aleanca për Shqiptarët akuzon Qeverinë për ndarje jo proporcionale të mjeteve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button