Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov mban fjalim para qytetarëve (LIVE)

17.08- Në këto momente presidenti i shtetit Gjorge Ivanov do t’I drejtohet opinionit në lidhje me qëndrimin e tij për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë që sot ia dorëzuar kryeministri Zaev dhe ministri I punëve të jashtme Dimitrov.


Pas takimit shumë të shkurtër mes presidentit Gjorge Ivanov me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin Nikolla Dimitrov në vilën e presidentit të shtetit në Vodno, nga kabineti i presidentit njoftojnë se kryetari Gjorge Ivanov do të mbajë fjalim para qytetarëve në orën 17:00, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot i pranoi në takim kryeministrin e Republikës së Maqedonisë dhe ministrin Nikolla Dimitrov. Informojmë se takimi ka zgjatur dy minuta. Gjatë ditës së sotme kryetari Ivanov do të mbajë fjalim para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e shkurtër nga kabineti i presidentit.

Ndryshe, në takimin e sotëm në orën 10 presidenti Ivanov duhej të njoftohet me detajet rreth marrëveshjes së arritur dje nga kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri grek, Aleksis Cipras për çështjen e emrit.

Skandal në vilën e presidentit, Ivanov i ka përzënë Zaevin dhe Dimitrovin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button