Euro 2012: Rusia e bëri sefte (FOTO)

Në ditën e parë të Kampionatit Evropian 2012 skuadra e Rusisë e deklasoi Çekinë duke e mposhtur me rrezultat bindës 4-1. 

Vetëm 10 minutat e para ishin të dominuara nga Çekia më pas u ndryshua kahja e lojës sidomos pas minutës së 15 kur Dzagoev mposhti golmanin çek Petr Chech duke goditur fuqishëm nga afër.

Pas avantazhit të parë të Rusisë ia mbërrini dhe goli i dytë nga Roman Shirokov vetëm 9 minuta më vonë pas asistimit gjenial të Andrey Arshavin.

45 minutat e para që u mbyllën me 2-0 për Rusinë. Në pjesën e dytë lojtari i Çekisë, Pilar shënoi gol në minutën e 52. Pas këtij goli ndeshja ishte më e hapur dhe Çekia kërkonte golin e barazimit. 

Rusia në minutën e 79 vulosi fitoren pas golit të dytë të Dzagoev,kurse rrezultatin final e vendosi i inkuadruari në lojë Roman Pavlyuchenko 8 minuta pa u mbyllur sfida.

Pas ndeshjeve të para në Grupin A prinë Rusia,kurse pas saj është Greqia,Polonia dhe Çekia e fundit/ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button