Skandal në vilën e presidentit, Ivanov i ka përzënë Zaevin dhe Dimitrovin

120 sekonda ka zgjatur takimi mes kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov, kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Ivanov i ka pyetur Zaevin dhe Dimitrovin se a e kanë të shkruar në dokument marrëveshjen e arritur me Greqinë. Pasi mori përgjigje, presidenti u tha kryeministrit dhe shefit të diplomacisë se nuk ka nevojë të vazhdohet më mbledhja, bën të ditur Mkd.mk, nga burime të kabinetit të presidentit, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, në takimin e sotëm në orën 10 presidenti Ivanov duhej të njoftohet me detajet rreth marrëveshjes së arritur dje nga kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri grek, Aleksis Cipras për çështjen e emrit.

 

Zaev: Republika Severna Makedonija, është emri i ri i shtetit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button