Euro 2012 fillon me barazim, Poloni – Greqi 1-1

Sa u përket grekëve, ata morrën një goditje të rëndë një minutë pa përfunduar pjesa e parë, pasi Papastathopoulos u ndëshkua me karton të kuq duke lënë me një lojtar më pak në terren ekipin e tij.

Në pjesën e dytë shohim një start shumë më ndryshe nga ai i pjesës së parë. Pas një harkimi në zonë dhe gabimit të Szczesnyt, ishte Salpingidis ai që shënoi për 1-1 nga afëria (51`).

Ndeshja kështu ndryshoi rrjedhën. Grekët filluan të aplikojnë lojën e tyre monotone me shumë ndërprerje, ndërsa pas një pasimi të bukur në zonë i cili vuri në pozitë shënimi Salpingidisin, portieri i Arsenalit, Szczesny u detyrua ta ndalë në mënyrë të pa lejuar sulmuesin grek, duke u përjashtuar nga loja dhe duke ua dhënë rastin grekëve të kalojnë në epërsi me anë të penaltisë.

Në lojë hyri portieri i PSV-së, Tyton, i cili në mënyrë heroike ndali penaltinë e goditur nga kapiteni i Greqisë, Karagounis (70`).

Polonia kërkoi golin e fitores pas këtij intervenimi bravoroz, por nuk arriti ta gjente dot portën, duke bërë që ky takim, i pari i Euro 2012, të përfundojë me barazim 1-1.

Me këtë barazim skuadrat kanë nga një pikë në Grupin A, ndërsa presin edhe Çekinë dhe Rusinë të zhvillojnë ndeshjen e tyre në ora 20:45.

Lajme të ngjashme

Back to top button