Zharko Trajanovski dhe Petrit Saraçini janë angazhuar në shërbimin e piarit të Qeverisë

Aktivisti qytetar Zharko Trajanovski dhe Petrit Saraçini janë angazhuar në shërbimin e piarit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, konfirmoi për PlusInfo zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, transmeton Portalb.mk.

Trajanovski në opinion është i njohur si aktivist dhe pjesëmarrës në Revolucionin Laraman.

Saraçini gjithashtu ishte pjesë e kabinetit të ish-minitrit të Kulturës, Robert Allagjozovski, i cili pas ndryshimit të Qeverisë dhe me ikjen e Robert Allagjozovskit, u largua edhe ai, por për kohë të shkurtër ai përsëri është angazhuar në Qeveri.

“Zharko Trajanovski dhe Petrit Saraçini janë angazhuar për kryerjen e detyrave profesionale për nevojat e Sektorit për marrëdhënie me opinionin në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë”, tha Boshnjakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button