Bangladesh, shirat mosun vështirësojnë jetën e muslimanëve të Arakanit

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) njoftoi se shirat e para mosun të vitit në Bangladesh shkaktuan 37 rrëshqitje të dheut në kampet ku qëndrojnë muslimanët e Arakanit dhe se nga shirat janë prekur 11 mijë njerëz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i UNHCR-së, Andrej Mahecic, në një konferencë për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se shirat dhe erërat me shpejtësi deri në 70 kilometra në orë në Cox Bazar ndodhën në kampet ku strehohen muslimanët e Arakanit duke shkaktuar 37 rrëshqitje të dheut.

Ai tha se shirat e parë mosun që vazhdojnë nga qershori deri në shtator shkaktojnë vdekjen e shumë personave dhe palgosjen e disa të tjerëve.

Pasi ka shpjeguar se shirat në kampe janë bërë sprova e parë për OKB-në dhe organziatat e tjera të ndihmës humanitare në rajon, Mahecic thekson se nga 2.500 familje në kamp rreth 11 mijë persona janë dëmtuar nga shirat.

Sipas Departamentit të Meteorologjisë së Bangladeshit, në rajonin Cox Bazar ka rënë rreth 400 milimetra shi dhe kjo masë përkon me dy të tretat e sasisë mesatare të muajit qershor, ka njoftuar Mahacic.

Duke rikujtuar se në kampet në rajon qëndrojnë gjithsej 900 mijë muslimanë të Arakanit nga të cilët 720 mijë e përbëjnë të ardhurit pas 25 gushtit 2017, Mahacic tha se autoritetet e Bangladeshit, OKB-ja dhe aleatët e tjerë kanë zgjatur dorën e ndihmës menjëherë për personat e prekur nga shirat e parë të sezonit.

Mahacic ka shtuar se sipas vlerësimeve janë dëmtuar më shumë se 1.000 strehimore, 10 pika të shpërndarjes së ujit, 167 banjo, 1 hapësirë shëndetësore dhe një shpërndarëse e ushqimeve.

– Persekutimi i muslimanëve Rohingya

Organizata Amnesty International bën të ditur se që nga 25 gushti i vitit 2017, mbi 750 mijë refugjatë Rohingya, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, ikën në Bangladesh pasi forcat e Mianmarit nisën persekutimin e komunitetit pakicë musliman.

Të dhënat e Organizatës Mjekët pa Kufij thonë se të paktën 9.000 Rohingya nga 25 gushti deri më 24 shtator 2017 u vranë në shtetin Arakan të Mianmarit.

Në një raport të publikuar dhjetorin e kaluar, grupi global humanitar tha se 71.7 për qind, apo 6.700 Rohingya humbën jetën si pasojë e dhunës, prej të cilëve 730 fëmijë nën moshën 5 vjeçare.

Muslimanët Rohingya, të përshkruar nga OKB-ja si komuniteti pakicë më i rrezikuar në botë, është përballur me frikën në rritje nga sulme të mundshme, pasi dhjetëra u vranë në ngjarjet e dhunshme në vitin 2012.

OKB-ja ka dokumentuar një numër përdhunimesh, vrasje (përfshirë edhe foshnja dhe fëmijë të vegjël), tortura brutale dhe zhdukje të kryera nga pjesëtarët e forcave të sigurisë. Në raport, hetuesit e OKB-së kanë theksuar se këto shkelje mund të konsiderohen si krim kundër njerëzimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button