Një dhuratë e veçantë për Victoria Beckham

David Beckham po përgatit një dhuratë të veçantë për bashkëshorten e tij, Victoria Beckham, me rastin e përvjetorit të tyre të 13 të martesës. 

Futbollisti i famshëm anglez do i dhurojë ish-pjesëtares së grupit Spice Girls një libër ku tregohet e gjithë historia e tyre e dashurisë.

‘Daily Star’ bën të ditur se pas 13 vitesh martesë mesfushori 37-vjeçar e ka pasur pak të vështirë për të gjetur një dhuratë që do e habiste nënën e 4 fëmijëve të tij dhe për këtë arsye vendosi që të ulej e të shkruante të gjithë historinë e dashurisë mes tij dhe Victoria.

“David është shumë romantik. Ruan të gjitha letrat e dashurisë dhe biletat e kinemasë të takimeve të para me Victorian”, thotë një burim për ‘Daily Star’./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button