Rama: Javën e ardhshme nisin punimet në Rrugën e Arbrit

Pas mbledhjes së qeverisë në Durrës, kryeministri Edi Rama njoftoi se javën e ardhshme do të nisin punimet në Rrugën e Arbrit, transmeton Top Channel. 

Sipas Ramës, do të hapet një kantier i madh që do të nisë punën të dielën tjetër.

“Po përmbushim premtimin e fushatës. Do të ketë edhe kantiere të tjera ndërtimi në vend”, theksoi Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverisë deklaroi se “po studiojmë një ndërhyrje të thellë në rrugën Tiranë-Durrës”. “Kjo ndërhyrje do të përfundojë në fund të qershorit”, u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button