Gjyqi francez: Youtube nuk duhet të mbajë përgjegjësi për përmbajtjet

Më 29 maj 2012, në rastin e nxjerrë para gjyqit nga ana e TF1 kundër Google, që ka të bëjë me shërbimin e tij YouTube, Gjyqi i Lartë i Parisit solli vendim se YouTube është vetëm shërbim për hostim dh? prandaj nuk është i obliguar ta kontrollojë përmbajtjen që e publikojnë shfrytëzuesit e tij.

TF1 e ka paditur Google-in në vitin 2008 për disa fragmente nga programet e saja që janë vendosur në YouTube nga ana e shfrytëzuesve të tij. Shtëpia televizive kërkonte 141 milionë euro dëmshpërblim për falsifikim, konkurrencë jolojale dhe parazitizëm.

“I padituri nuk mban përgjegjësi për video-përmbajtjet që gjenden në ueb faqen e tij, por vetëm shfrytëzuesit e tij e mbajnë këtë përgjegjësi… dhe nuk ka për obligim që ta kontrollojë përmbajtjen para se ajo të vendoset në internet, në qoftë se paraprakisht i informon shfrytëzuesit se nuk lejohet publikimi i emisioneve televizive, klipeve muzikore, koncerteve ose reklamave  pa pëlqimin paraprak të pronarit”, thuhet në vendimin e gjyqit.

Gjyqi i hodhi poshtë të gjitha deklaratat e TF1 dhe kërkoi nga kanali televiziv që të paguajë 80.000 ?uro për harxhimet gjyqësore të Google-it.

“Do të vazhdojmë t’i kundërshtojmë të gjitha kërkesat për filtrim sistematik ose për shqyrtim dhe kontrollim paraprak të përmbajtjeve në YouTube dhe jemi të bindur se vendimet e ardhshme gjyqësore do ta përkrahin nevojën për zhvillimin e ueb-serviseve inovative”, deklaroi Kristof Miler, përgjegjës për partneritete i YouTube-it për Evropën Jugore, Lindje e Mesme dhe Afrikën.

Ky është një lajm i mirë për Google-in, për shkak se kompania nuk e kishte fatin e njëjtë në Gjermani, ku në prill të vitit 2012, gjyqi solli një vendim krejtësisht të kundërt, sipas të cilit, YouTube mban përgjegjësi për përmbajtet që i vendosin shfrytëzuesit e tij dhe duhet t’i largojë video-përmbajtjet që janë të mbrojtuar me të drejta autoriale ose duhet të paguajë dëmshpërblim autorial.

Megjithatë, për vendimin e gjyqit francez akoma mund të parashtrohet ankesë, për shkak se atë e ka sjellë gjyqi civil i shkallës së parë në Paris./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button