Apostolova thotë se Kosova është vonuar me reformat evropiane

Kosova është vonuar me zbatimin e reformave evropiane, tha Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, transmeton REL.

Ajo ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku ka prezantuar Agjendën e Reformave Evropiane (ERA).

Aty , Apostolova tha se është shumë e rëndësishme që institucionet të zënë hapin deri në fund të vitit në përmbushjen e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Ju e keni humbur një vit. Me qëllim që të fitohet ky vit i humbur, ne kemi vendosur që të shtojmë edhe disa muaj që kjo agjendë të implementohet deri në fund të këtij viti”, u shpreh Apostolova.

Ajo tha se BE-ja ka shqetësime lidhur me disa nga detyrat që Qeveria e Kosovës do duhej t’i kryente suksesshëm në aspektin e zbatimit të ERA-s deri në fund të këtij viti.

Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se institucionet e Kosovës kanë interesim që të vazhdojnë punën dhe angazhimin e tyre në zbatimin e reformave evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button