Siguria e gazetarëve në ngjarjet kritike ishte fokusi i punëtorisë së organizuar nga OSBE, MPB dhe SHGM së bashku me gazetarë

Përmirësimi i sigurisë së gazetarëve gjatë ngjarjeve kritike ishte fokusi i punëtorisë të mbështetur sot nga OSBE-ja në Shkup, duke sjellë në një vend afërsisht 20 gazetarë dhe zyrtarë policor.

Punëtoria e Shkupit, organizuar bashkërisht nga Misioni i OSBE-së në Shkup, Ministria e punëve të brendshme dhe Shoqata e gazetarëve (SHGM), është punëtoria e gjashtë në vazhdën e punëtorive të cilat u mbajtën në qytetet e ndryshme në shtet. Qëllimi është të bëhet identifikimi, analiza dhe kapërcimi i çështjeve të komunikimit ndërmjet zyrtarëve policor dhe gazetarëve, për ta thelluar bashkëpunimin e tyre gjatë raportimit të ngjarjeve kritike, dhe për ta zmadhuar mirëbesimin nëmës tyre.

 “Një gjë shumë të rëndësishme që mësuam gjatë punëtorisë është se dialogu i hapur ndërmjet zyrtarëve policor dhe gazetarëve është i mundur dhe shumë i dobishëm për të dy grupet dhe publikut të cilit ato i shërbejnë,” tha Ushtruesi i detyrës Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Jeff Goldstein. ”Gazetarët duhet ta kenë mundësinë për të praktikuar punën e tyre në mjedis të sigurt dhe plotësues”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha që nuk ekziston ndonjë justifikim për sulmet mbi gazetarët. “Pozita e qeverisë është e qartë dhe ne e përsërisim atë tërë kohën: zero tolerancë për çdolloj përpjekje për të vënë në rrezik lirinë e fjalës dhe të shprehjes. Çdolloj sulmi mbi gazetarët do të dënohet ashpër dhe do të sanksionohet”.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, tha: “Ne fuqishëm besojmë se gazetarët janë element shumë i rëndësishëm në funksionimin e proceseve demokratike në shtet. Gazetarët kanë të drejtë të punojnë në një atmosferë pa trysni dhe kërcënime. Misionin të cilin e kanë, t’i informojnë qytetarët dhe të kërkojnë përgjegjësi nga qeveria, nuk do të jetë i suksesshme në rast se duhet të punojnë në gjendje frike dhe pasigurie”.

Punëtoritë për të përmirësuar sigurinë e gazetarëve gjatë ngjarjeve kritike të organizuara në Shkup, Tetovë, Ohër, Kumanovë, Strumicë dhe Shtip janë pjesë e projektit të Misionit të OSBE-së në Shkup i cili ka për qëllim të përmirësojë lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes në shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button