Për poezidashësit, më 19 qershor vjen “Shkupi lexon”

Për ata që duan të largohen për një çast nga brengat e përditshmërisë, zbrazëtisë të cilën na e imponon sipërfaqësorja që shpesh e kaplon jetën tonë, më 19 qershor (e martë) në orën 18, në parkun përfund Kalasë së Shkupit, nën organizim të poeteshës Lindita Ahmeti, do të mbahet aktiviteti poetik “Shkupi lexon”, njofton Portalb.mk.

“Kush dëshiron ta shijojë mrekullinë e gjuhës shqipe të shprehur përmes vargjeve e krijimtarisë letrare, kush do që ta dëbojë zbrazëtinë shpirtërore duke e zëvendësuar me fjalën artistike shqipe, kush do që të argëtohet e të kënaqet pak në këtë kohë të vapës së qershorit, le të urdhërojë në takimin letrar SHKUPI LEXON III”, thuhet në njoftim e Qendrës Informative Kulturore.

“Shkupi lexon”: Përkujtohet shkrimtari Murtezan Arifi (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button