Xhezair Zaganjori tërhiqet nga gara: Nuk jam kandidat për raundin e katërt

Xhezair Zaganjori ka vendosur që të tërhiqet nga gara për president. Ai ka deklaruar për Top Channel se, “terhiqem nga gara, nuk do te jem ne dispozicion per raundin e katert”.

“Nuk jam më kandidat për raundin e katërt, nuk pranoj që të jem kandidat për raundin e katërt. Për mua ka shumë rëndësi fakti, që opozita nuk ka besim tek unë dhe do të paragjykohet çdo vendimmarrje e imja, në një kohë që Shqipëria përballet me sfida të jashtëzakonshme, është reforma zgjedhore, janë zgjedhjet e vitit që vjen, reforma në drejtësi që duhet të bëhet, cështja e pranimit të Shqipërisë për të fituar statusin e vendit kandidat dhe me radhë. Në këto kushte paragjykimi unë deklaroj me bindje të plota dhe jam i sigurtë që analistët do të thonë se ka patur presione, ka patur takime…Nuk më vjen keq për asgjë, unë falenderoj ata që më propozuan, do të uroja që ky proces të mbyllej dhe të zgjidhej një kandidat i përshtatshëm“, tha Zaganjori.

Zoti Zaganjori u shpreh se vendimin nuk e ka komunikuar me asnjeri, pasi ai nuk ishte një kandidat zyrtar./gazetatema

Lajme të ngjashme

Back to top button