Carovska: Nuk është rëndësishme a do të ketë Qendër kujdesi në Timjanik, e rëndësishme është të ngritemi si shoqëri

Timjaniku dje tregoi se shoqërisë maqedonase i duhet edukim. Është e natyrshme të frikësohesh për diçka që nuk e di. Nuk dorëzohemi dhe nëse duhet edhe 100 dhe 200 herë do të kthehemi atje. Duam që qytetarët të kuptojnë për çfarë punohet, ka hapësirë për diskutim pa dallim të asaj se a do të hapet edhe kopsht edhe Qendër për persona me nevoja të veçanta. Do të tregojmë se mundemi ta ngremë shoqërinë, kështu tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, transmeton Portalb.mk.

Në mbledhje me gazetarët në selinë e UNICEF-it në Shkup, Carovska porositi se për tejkalimin e situatave të tilla nuk mjaftojnë vetëm fushata dhe veprime të organizatave civile, por është i nevojshëm intervenim përmes procesit arsimor, prej moshës parashkollore.

Përveç hapjes së Qendrave, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i vendos në kujdes familjët si një ndër format më të mira të pranimit të fëmijëve pa prindër dhe me pengesa.

“Për kujdesin e fëmijëve nuk ka pjesëmarrje të lartë siç ka për huazimin e bebeve. Duhet të punojmë në këtë fushë sepse kjo lloj forme e kujdesit ofron atmosferë më të ngrohtë, siç janë familjet normale”, tha Carovska.

Për përfaqësuesin e UNICEF në Maqedoni, Benxhamin Perks, reagimi i banorëve të Timjanikut ishte i pritshëm dhe tipik për rast kur zbatohet tranzicion dhe kur në tavolinë vendosen tema të vështira.

Sipas tij, banorët e Timjanikut mundet që nuk janë shumë të frikësuar nga fëmijët me pengesa, në krahasim me atë sa janë të ngarkuar me probleme sociale si varfëria,  zhvillimi i fëmijëve, arsimimi, shëndetësia e kështu me radhë.

Për dy javë, pasi filloi fushata për kujdes të fëmijëve, Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe në UNICEF janë paraqitur 75 familje. Deri tani, 21 persona janë zhvendosur në Qendra të kujdesit, ndërsa një qendër ka kapacitet për maksimum shtatë fëmijë.

Maqedoni, gazetari i tregoi banores absurditetin e protestës së saj, kundër fëmijëve (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button