MPB deklarohet për “kërcënimin me vdekje” ndaj Arben Taravarit

Gjatë fundjavës, nga Aleanca për Shqiptarët informuan se pjesëtari i tyre, kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari është “kërcënuar me jetë”. Nga Ministria e Punëve të Brendshme(MPB), deklaruan se rasti është paraqitur dje pastide në stacionin policor në Gostivar, megjithëse sqaruan se kërcënimi nuk ka qenë direkt i llojit “do të vras, do të mbys”, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë pasdites së djeshme, në stacionin policor në Gostivar është paraqitur rasti, ku thuhet se kryetari i Komunës së Gostivarit, ka marrë kërcënime nga njëri nga të punësuarit, për shkak siç thuhet, ia ka ulur rrogën. Kërcënimi nuk ka qenë direkt nga personi, por nëpërmjet të punësuarit tjetër, në formën “se do të merremi vesh ne””, thonë për Portalb.mk nga MPB-ja.

MPB në bashkëpunim me Prokurorinë Publike janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.

ASH: Kërcënimi me jetë ndaj sekretarit të Aleancës për Shqiptarët dhe familjes së tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button